Disa persona raportohet se kanë humbur jetën pasi një tren goditi një autobus shkolle në Belgjikë.
Aksidenti ndodhi qysh herët në orën 8:00 të mengjesit, raporton CNN.
Shkaqet e sakta mbeten nën hetim, megjithatë, sipas raporteve fillestare, kalimi ishte i mbyllur në kohën e përplasjes.
Sipas kompanisë së menaxhimit të hekurudhave, Infrabel, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se barrierat ishin të ulura dhe semaforët ishin të kuq në kohën e incidentit .“Ende nuk e dimë se si ndodhi aksidenti. Ky është objekt hetimi nga policia dhe zyra e prokurorit”, tha ajo, duke shtuar se autoritetet po bashkëpunonin plotësisht me hetimin.











