NATO ka thirrur një mbledhje emergjente pas një incidenti ku një dron goditi një pallat banimi në Rumani, ka bërë të ditur presidenti finlandez Alexander Stubb.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se “sjellja e pamatur e Rusisë përbën rrezik për të gjithë ne”, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë në rajon.

Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka theksuar mbështetjen e plotë për Rumaninë, duke u shprehur se SHBA do të mbrojë çdo centimetër të territorit të Aleancës.

Ngjarja ka rritur tensionet brenda NATO-s, ndërsa pritet që në ditët në vijim të merren vendime të rëndësishme lidhur me situatën e sigurisë në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts