Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është njoftuar për ndalim të një ngarkese me produktë, ‘’Spec i kuq i bluar’’ me origjinë nga Kosova në kufirin me Finlandë.

Sipas njoftimit, pas kryerjes se testeve laboratorike ka rezultuar pozitiv me prezencë të pesticidit ‘’Carbofuran’’, mbi kufijtë e lejuar.

“E gjithë sasia është asgjësuar nga autoriteti kompetent” – thuhet në njoftim.

“Të dhënat e produktit:

  • Emri i produktit: Spec i kuq i bluar
  • Prodhuesi: Ananas Impex SH.P.K., Rr.Dibra e Madhe, Livadicë, Podujevë.
  • Brendi: Besiana
  • Pesha neto: 200 g
  • Barkodi: 3900765410212
  • Data e skadimit: 08.12.2026
  • Vendi eksportues: Kosovë.”

AUV bëri të ditur se me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin publik dhe forcimit të kontrollit zyrtar, në të gjitha Pikat e Kontrollit Kufitar është urdhëruar të zbatohen masat preventive shtesë, të rritet kontrolli edhe ndaj lëndës së parë që përdoret për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të specit, me qëllim identifikimin e burimit të mundshëm të kontaminimit dhe parandalimin e vendosjes në treg të produkteve me përmbajtje të lartë të mykotoksinave apo pesticideve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts