Agim Ademi është rizgjedhur Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për katër vite të tjera, shkruan Insajderi.org
Pa praninë, e gazetarëve dhe mediave, sot u mbajt Kuvendi i FFK-së, me 43 delegatë të pranishëm, ku me me 42 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Agim Ademi u zgjodh President i FFK-së.
Gjatë zhvillimit të Kuvendit Zgjedhor është emëruar Komisioni Verifikues i procesit zgjedhor të FFK-së, i cili ka për detyrë verifikimin e delegatëve, kushtet dhe numrin e tyre.
Anëtar i këtij komisioni është zgjedhur, në mesin e tre delegatëve, edhe drejtori të klubit SC Gjilani, Sevdail Robelli, vëllai i Fadil Robellit, të arrestuarit për dhunën ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.
Insajderi, ditën e diel, raportoi ekskluzivisht se një prej tifozëve që sulmoi portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, ishte Fadil Robelli, vëllai i drejtorit të SC Gjilanit, Sevdail Robellit.
Fidan Robelli në momentin e golit të barazimit të skuadrës së tij, arriti të futej në fushë dhe më pas sulmoi portierin Frashëri, gjendja shëndetësore e të cilit tani është stabile.
Me kërkesë të prokurorisë Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Robellit si dhe të akuzuarit tjetër, Blend Korça, i janë caktuar si masë paraburgimi 30 (tridhjetë) ditë.
Teksa, klubi i Gjilanit u distancua nga ky incident, duke theksuar se deri te kjo erdhi pas një reagimi të dobët nga ana e Policisë së Kosovës.
Komisioni i Garave ende nuk ka dhënë ka dhënë dënimin për klubin që e përfaqëson Sevdai Robelli, atë të Gjilanit dhe as njoftimin për fatin e ndeshjes (Gjilani – Ballkani) që përfundoi me rezulat 1-1.