Klubi italian Lecce ka bërë të ditur se prej afro dy javësh nuk ka arritur të kontaktojë me sulmuesin anësor Lameck Banda, i cili nuk është paraqitur në grumbullimin përgatitor për sezonin e ri.
Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport“, futbollisti nuk i është përgjigjur asnjë telefonate apo mesazhi nga drejtuesit e klubit, ndërsa askush te Lecce nuk di vendndodhjen e tij.
Raportet nga Italia bëjnë të ditur se Banda është parë së fundmi në një aeroport, por pavarësisht kësaj, ai vazhdon të mos komunikojë me klubin, duke shtuar misterin rreth situatës së tij.




















