Java Olimpike 2026, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban konferencë për media. (Zyrat e KOK-ut, ora 09:30)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizojnë një sesion informues për bizneset lidhur me kriteret dhe format e aplikimit për programet mbështetëse. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë, ora 09:30)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në kuadër të Javës Olimpike – mbahet Festimi i Ditës Së Fëmijëve. (Sheshi i Prishtinë, ora 10:00)

 

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Terre des hommes në Kosovë, hapin fushatën “Drejtësi që sheh fëmijën”, e cila do të lansohet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Pallati i Drejtësisë, në Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës dhe ETEA organizojnë aktivitetin publik: “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”. (Qendra “Libart”, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani, Prishtinë, ora 10:00)

Instituti Columbus publikom hulumtimi “Politikat e pushimit me pagesë dhe lehtësirave në punë për punonjësit e diagnostikuar me kancer në Kosovë dhe krahasimi me Evropën”. (Europe House Kosovo), ora 11:00)

 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit të ujitjes në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, e cila lidhet ndërmjet MBPZhR-së, Komunës së Mitrovicës dhe Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” SH.A. (Fshati Zasellë, Komuna e Mitrovicës, ora 14:30)

Përurohet shtëpia muze e njohur si Muzeu i Masakrës së datës 15 prill 1999. (Lagjja e Boshnjakëve, Mitrovicë e Veriut, ora 15:00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts