Pas grevës treorëshe të punëtorëve të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është arritur marrëveshje ndërmjet Rektoratit të UP-së, kompanisë së sigurimit dhe Sindikatës.
Sipas njoftimit zyrtar nga pronarja e kompanisë, kërkesa e punëtorëve është realizuar dhe ata pritet t’i rikthehen punës në kampusin universitar.
“Falënderojmë të gjithë punëtorët për unitetin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij procesi”, thuhet në njoftim.
Me arritjen e marrëveshjes, greva e paralajmëruar është ndërprerë.





















