Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë gjatë sezonit turistik 2026.

Marrëveshja është arritur gjatë vizitës zyrtare të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Policinë e Shtetit të Shqipërisë, ku ai është pritur nga drejtuesi i këtij institucioni, Skënder Hita.

Gjatë vizitës, delegacioni i Policisë së Kosovës është takuar edhe me përfaqësues të Akademisë së Sigurisë së Policisë së Shqipërisë, ku është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve dhe shkëmbimit profesional.

Drejtori Hoxha ka mbajtur gjithashtu një ligjëratë para studentëve të akademisë, ku ka prezantuar punën, arritjet dhe objektivat strategjike të Policisë së Kosovës, përfshirë menaxhimin e situatave të sigurisë dhe reagimin profesional në rastin e sulmit në Banjskë.

“Krerët e institucioneve u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellët në të gjitha fushat me interes të përbashkët policor.”, thuhet në njoftim të PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts