Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pritur në takim senatorën amerikane Joni Ernst, të cilën e ka cilësuar si mike të dëshmuar të Kosovës dhe zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit Kosovë-SHBA.

Haxhiu ka thënë se me senatoren Ernst ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Sipas saj, në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e Ernst ndër vite, ajo e ka dekoruar senatoren amerikane me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin në fuqizimin e partneritetit Kosovë-SHBA dhe mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts