Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të performojë në Prishtinë, në festivalin “Sunny Hill”.

Faqja zyrtare e saj ka zbuluar se Perry do të ngjitet natën e parë, pra më 31 korrik në skenën e festivalit të krijuar nga kosovarja me famë botërore, Dua Lipa dhe familja e saj, shkruan Reporteri.net.

Paraprakisht do të mbajë koncerte në qytete nëpër Evropë.

Lajmi se Perry do të vijë në Kosovë e zbuloi faqja e festivalit, ku u publikua biseda mes saj dhe Duas.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts