Në moshën 83 vjeçare ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja, ka ndërruar jetë.
“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”, ka shkruar Visari.
Lajmin e e trishtë për vdekjen e këngëtarit e bëri të ditur djali i tij, Visar Peja, në një postim në rrjetin social Facebook.
Theksojmë se Peja është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare.
Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm.
I njohur kryesisht për këngë të vjetra qytetare, Ismet Peja ka qenë dhe do të mbetet perlë e estradës shqiptare.