Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Për zgjedhjet e sotme janë angazhuar mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të jenë të pranishëm në të gjithë territorin e Kosovës deri në përfundimin e procesit të votimit.

Sipas njoftimit, ky angazhim synon trajtimin dhe procedimin e çdo parregullsie që mund të ndodhë gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje. Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts