Një incident është regjistruar gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, ku një qytetar dyshohet se ka shqyer fletëvotimin menjëherë pasi e ka marrë për të votuar.
Pas këtij veprimi, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe e kanë shoqëruar personin në stacion policor për procedura të mëtejshme, në lidhje me rastin.
Përmes një videoje të publikuar, ku qytetari dëgjohet duke deklaruar: “S’kom bo unë kurgjo për me shku në stacion”.




















