Misioni konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih është ngritur zyrtarisht në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme, pas 16 vitesh funksionimi si mision konsullor.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i misionit konsullor të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, i cili ka theksuar se ky avancim ka marrë tashmë edhe pëlqimin zyrtar të Konfederatës Zvicerane.

Sipas tij, ky vendim përbën një moment të rëndësishëm për përfaqësimin diplomatik të Kosovës në Zvicër dhe forcon prezencën e shtetit në një nga qendrat më të rëndësishme evropiane.

“Ky moment historik forcon prezencën e Republikës së Kosovës në një nga qendrat më të rëndësishme të Evropës”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka shtuar se ngritja e misionit në nivel të Konsullatës së Përgjithshme është gjithashtu njohje e rolit të diasporës kosovare në Zvicër dhe e rëndësisë strategjike të Cyrihut në marrëdhëniet bilaterale Kosovë–Zvicër.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Cyrih do të mbulojë 13 kantone të Zvicrës, duke zgjeruar kështu shërbimet konsullore për qytetarët kosovarë që jetojnë atje.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts