Jennifer Lopez ka dhuruar një nga momentet më të veçanta të verës muzikore në Paris, duke u shfaqur papritur gjatë koncertit të DJ-it të famshëm David Guetta në Stade de France.
Para rreth 80 mijë spektatorëve, Lopez u ngjit në skenë për të interpretuar hitin e saj të njohur “On the Floor”, duke shkaktuar entuziazëm të madh te publiku.
Sapo artistja u shfaq në skenë, stadiumi shpërtheu në duartrokitje dhe ovacione.
Pas performancës, Jennifer Lopez ndau me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente nga mbrëmja spektakolare.
Artistja tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e saj, duke zgjedhur një kostum trupor dyngjyrësh me detaje të guximshme, të kombinuar me geta të zeza, çizme deri në kyç dhe një xhaketë lëkure.
Paraqitja surprizë e yllit amerikan u kthye menjëherë në një nga momentet më të komentuara të koncertit, duke e bërë performancën një nga surprizat më të mëdha të eventit muzikor në kryeqytetin francez.



















