Jennifer Lopez ka dhuruar një nga momentet më të veçanta të verës muzikore në Paris, duke u shfaqur papritur gjatë koncertit të DJ-it të famshëm David Guetta në Stade de France.

Para rreth 80 mijë spektatorëve, Lopez u ngjit në skenë për të interpretuar hitin e saj të njohur “On the Floor”, duke shkaktuar entuziazëm të madh te publiku.

Sapo artistja u shfaq në skenë, stadiumi shpërtheu në duartrokitje dhe ovacione.

Pas performancës, Jennifer Lopez ndau me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente nga mbrëmja spektakolare.

Artistja tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e saj, duke zgjedhur një kostum trupor dyngjyrësh me detaje të guximshme, të kombinuar me geta të zeza, çizme deri në kyç dhe një xhaketë lëkure.

Paraqitja surprizë e yllit amerikan u kthye menjëherë në një nga momentet më të komentuara të koncertit, duke e bërë performancën një nga surprizat më të mëdha të eventit muzikor në kryeqytetin francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts