Bota e futbollit vazhdon të dominohet nga shifra astronomike financiare, ku Premier League angleze dhe La Liga spanjolle mbeten dy kampionatet më të fuqishme ekonomikisht në planet.
Një raport i fundit i publikuar nga faqja e specializuar e analizave sportive “The Touchline” zbulon top-5 lojtarët më të paguar në secilën prej këtyre dy ligave
Sipas të dhënave të pasqyruara, ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, mban fronin si futbollisti me pagën më të lartë vjetore mes dy kampionateve, duke arkëtuar plot 32.3 milionë euro në vit shkruan Indeks Online.
Megjithatë, kur shikohet pesëshja e parë në tërësi, La Liga tregon një dominim të frikshëm financiar në majat më të larta,ku dy lojtarë kalojnë shifrën prej 31 milionë eurosh dhe i pesti fiton mbi 20 milionë euro.
Në Premier League – Haaland i paprekshëm, kurse Liverpooli me dy përfaqësues
Në Angli, pas Haalandit që kryeson dukshëm, diferenca me ndjekësit është e konsiderueshme
Erling Haaland (Manchester City) – €32.3M
Virgil van Dijk (Liverpool) – €21.5M
Enzo Fernandez (Chelsea) – €21.5M
Bruno Fernandes (Manchester United) – €19.7]
Dominik Szoboszlai (Liverpool) – €19.7M
La Liga – Real Madridi dhe Barcelona ndajnë miliona
Në Spanjë, dyshja sulmuese e Real Madridit kryeson listën, por rritje të jashtëzakonshme ka shënuar edhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili tashmë renditet i katërti./IndeksOnline/
Kylian Mbappe (Real Madrid) – €31.3M
Vinicius Junior (Real Madrid) – €31.3M
Rodri (Barcelona) – €27.1M
Lamine Yamal (Barcelona) – €22.9M
Jude Bellingham (Real Madrid) – €20.8M


















