Në Skenderaj kanë filluar homazhet për Sahit Jasharin, të cilat po mbahen në palestrën “Ilaz Kodra”, ku janë mbledhur familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe figura të njohura politike, përfshirë kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci, Mërgim Lushtaku si dhe Artan Behrami.

Homazhet po zhvillohen në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e tij në luftën çlirimtare, ndërsa më pas pritet të vazhdohet me mbledhjen komemorative dhe ceremoninë e varrimit në Prekaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts