Mbrëmë u transmetua episoda e parë e emisionit “Më lërë të flas” nga binjakët më të famshëm për momentin, Donald e Romeo Veshaj.
Romeo dhe Donaldi në këtë episod patën si mysafir të ftuar këngëtarin Mozzik dhe Lori Hoxhan, njëra nga producentët e “Top-Channel”, shkruan lajmi.net.
Donaldi kishte realizuar një storie brenda shtëpisë së “BBV” bashkë me rep-artistin Mozzik ku ia tregonte ambientet e shtëpisë.
Teksa ia tregonte objektin ai i foli edhe për vendin ku është rrezuar këngëtarja Fifi, duke vënë edhe disa gjethe aty.
“Këtu u rrëzua Fifi”, tregoi Donaldi dhe vendoste gjethe.
E kjo storie duket se ka acaruar keq artisten nga Kosova, Fifi e cila paralajmëroi padi ndaj Donaldit.
“Sapo më erdhi një lajm që unë mundem me pa diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë”, tregoj ajo
“Dhe unë nëse shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, vazhdoi tutje Fifi.
Për më shumë shikoni videon:
https://youtu.be/wrYrFpzeBlQ
Ndryshe Fifi dhe Donaldi kishin një miqësi të mirë dhe ajo e përkrahu Donaldin në finale.