Kampionia e Kosovës, Drita, do të mësojë këtë pasdite rrugëtimin e saj në edicionin e ri të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve.
Shorti do të hidhet në orën 16:00, ndërsa skuadra gjilanase pret me interes të mësojë kundërshtarin e raundit të parë kualifikues.
Pak para hedhjes së shortit, UEFA ka publikuar ndarjen në minigrupe për të lehtësuar procesin e përzgjedhjes së skuadrave.
Një nga detajet më interesante që bie në sy është mundësia e një përballjeje mes kampionëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.
Drita është pozicionuar në grupin e skuadrave favorite, ndërsa Egnatia e Rrogozhinës ndodhet në vazon e ekipeve jofavorite.
Kjo bën që dy kampionët shqiptarë të mund të vihen përballë njëri-tjetrit që në raundin e parë të garës më prestigjioze evropiane për klube.



















