Një person ka rënë nga skelet dhe ka pësuar lëndime të rënda në gjymtyrë.
Sipas A2 CNN, ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Teqenë e Koshtanit, në Bashkinë Memaliaj, ku Edison Pata, 45 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin në lartësinë prej 13 metrash nga skela ku po punonte.
Menjëherë, viktima është shoqëruar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, për ndërhyrje më të specializuar.
Gjendja e tij raportohet se është në rrezik për jetën.



















