Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar sërish pas tensioneve dhe përplasjes mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve gjatë protestës së sotme në Prishtinë.
Përmes një reagimi, OVL-UÇK ka bërë thirrje që kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët të mblidhen sërish nesër në sheshin e Prishtinës.
Sipas organizatës, protesta po zhvillohet me kërkesën për miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës.
“Popull i dashur. Kategori të dala nga lufta e UÇK-së. Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës. Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.


















