Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti i Rrugës A ka hyrë në fazën finale të realizimit, me nisjen e punimeve për asfaltim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se projekti ishte bllokuar tri herë nga Qeveria, duke përfunduar në procedura gjyqësore, por sipas tij, Komuna e Prishtinës ka dalë fituese në të gjitha rastet.
“Ky projekt tri herë është bllokuar nga qeveria, duke na dërguar në gjykatë. Tri herë e kemi fituar rastin. Tash po kryhet”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se punimet tashmë po vazhdojnë me asfaltimin e rrugës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të një prej projekteve infrastrukturore në kryeqytet.



















