Apeli i Posaçëm nuk ka pranuar ankesën e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për zëvendësim të masës së sigurisë.
Struktura e Posaçme e akuzon ish-çiftin e bashkëshorteve Meta-Kryemadhi për kryerjen e veprës penale të korrupsionit në 3 raste, për pastrim parash dhe për fshehje e mos-deklarim pasurie lidhur me hetimet për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe për aferën CEZ-DIA, shkruan abcnews.
Për këtë çështje, i vetmi që mbahet në masën e arrestit në burg që prej tetorit të vitit 2024 është Ilir Meta.
Ndonëse ka bërë kërkesa të njëpasnjëshme për t’u liruar nga qelia, asnjëra prej tyre nuk është pranuar.



















