Një baba nga Kalifornia u dënua me vetëm një vit burg pasi pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij adoleshente, e cila më vonë i dha fund jetës së saj.
Stephen Vincent Chavez, 41 vjeç, u deklarua fajtor në maj për incest dhe për dhënien e alkoolit një të miture. Këtë javë ai mori dënimin, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Ventura, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi shkaktoi zemërim të madh publik, pasi dënimi i lejon Chavezit të shmangë burgun shtetëror dhe të vuajë vetëm një vit në burgun e qarkut, i ndjekur nga tre vjet lirim me kusht (provë).
Sipas prokurorëve, Chavez pranoi se i kishte dhënë alkool vajzës së tij, Makayla Settles, 18 vjeçe, pas një mbledhjeje familjare në korrik 2025, me qëllim që më pas të kryente marrëdhënie seksuale me të në shtëpinë e tij.
Hetimet treguan se ngjarja ndodhi vetëm dy ditë pasi Makayla ishte transferuar për të jetuar në shtëpinë e të atit. Pas një dite ku ishte konsumuar alkool gjatë takimit familjar, Chavez bleu më shumë pije alkoolike për veten dhe vajzën e tij.
Në deklaratën e prokurorisë thuhet se më pas ai kreu marrëdhënie seksuale me të.




















