Ministrja suedeze për Klimën dhe Mjedisin, Romina Pourmokhtari, mori pjesë në takimin e Këshillit të Bashkimit Evropian në Luksemburg së bashku me djalin e saj të vogël.
Kjo konsiderohet një rast i paprecedentë në historinë e institucioneve të BE-së, pasi për herë të parë një ministre solli foshnjën e saj në një takim zyrtar të Këshillit.
“Dua të tregoj se nuk duhet të zgjedhësh mes të qenit një ministre e mirë dhe një nënë e mirë”, deklaroi Pourmokhtari. Ajo tha se prania e saj me fëmijën në një aktivitet të nivelit të lartë politik është një mesazh për të treguar se karriera dhe prindërimi mund të bashkëjetojnë, edhe në pozita të rëndësishme publike.
La ministre suédoise de l’Environnement, Romina Pourmokhtari, est arrivée à une réunion européenne avec son nourrisson en porte-bébé jeudi à Luxembourg, pour montrer qu’on peut à la fois “être une ministre présente et une mère présente”




















