Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses aktivitetin praktik “Qielli i Shqiponjave 2026”, pjesë e vlerësimit për kadetët e Qendrës për Studime Universitare për vitin akademik 2025/2026.

Gjatë një periudhe nëntëditore në rajonin e Gjakovës, kadetët e FSK-së kanë zhvilluar ushtrime intensive në nivel togu dhe kompanie, duke realizuar operacione dhe skenarë të ndryshëm ushtarakë në terren.

Sipas FSK-së, aktiviteti ka përfshirë planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve, ushtrime taktike, koordinim mes njësive dhe vendimmarrje në kushte dinamike, me qëllim forcimin e aftësive profesionale dhe udhëheqëse të kadetëve.

Autoritetet e FSK-së kanë vlerësuar lart angazhimin e pjesëmarrësve, duke theksuar rëndësinë e këtyre trajnimeve në ngritjen e kapaciteteve dhe disiplinës ushtarake të gjeneratës së re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts