Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në Dibër është nënshkruar një marrëveshje mes ministrave të Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e sistemit me një ndalesë në pikat kufitare.

Sipas tij, ky hap synon lehtësimin e qarkullimit dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se sistemi i ri do ta bëjë kalimin kufitar më të shpejtë, më efikas dhe më të sigurt, duke ulur pritjet dhe procedurat burokratike.

“Me më pak pritje, më pak burokraci dhe më shumë mundësi për qytetarët, biznesin dhe turizmin”, ka shkruar Rama, duke e cilësuar marrëveshjen si një hap konkret drejt afrimit të qytetarëve të dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts