Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër, e cila sipas tij do të forcojë lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe do të rrisë mundësitë për zhvillim ekonomik në të dy anët e lumit.

“Ura e tretë mbi lumin Ibër po realizohet, duke forcuar lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe mundësinë e zhvillimit të ekonomisë në të dy anët e lumit. Punët tona po e lidhin edhe më shumë veriun me jugun. Me Kryeministrin Kurti debati nuk është më nëse po ndahet Kosova, por sa shumë po e afrojmë atë. Vazhdojmë me punë të mira”, ka shkruar Basha në facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts