Seancë gjyqësore në rastin e padisë për diskriminim të ngritur nga qytetari me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj Komunës së Prishtinës. (Pallati i Drejtësisë në Prishtinë, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 10:00)

 

Organizata joqeveritare Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) organizon konferencën me temën: “Gjyqësori në Veri të Kosovës: Sfidat, Përfaqësimi Institucional dhe Perspektivat e Rikthimit”. Marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurorive, avokatisë, organizatave ndërkombëtare. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:00)

 

UBT organizon forumin akademik “Nga Çlirimi te Lidershipi: Edukimi i Gjeneratës së Ardhshme përmes Partneritetit Kosovë–SHBA”, në kuadër të 250 vjetorit të Amerikës. (Kolegji UBT, Lipjan, ora 11:00)

 

OVL- UÇK mban konferencë për media. (Zyrat e OVL- UÇK-së, Prishtinë, ora 13:00)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts