Qumshtorja Vita tashmë është mbyllur.

Kjo është bërë e ditur nga ana e Drejtorit Artan Spahiu.

Ai  ka thënë se qumështorja do të jetë e mbyllur për 7 ditë.

Theksojmë se sot 25 inspektorë kanë shkuar për inspektim.

Lidhur me inspektimin ka folur edhe Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

Përmes një reagimi në Facebook, ai tha se kontrollet zyrtare që po zhvillon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, sipas Mujës, janë pjesë e mandatit të rregullt ligjor të agjencisë për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ushqimin dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

“Gjatë ditës së sotme është realizuar kontroll zyrtar edhe në kompaninë “Vita”, në të njëjtën mënyrë si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik që i nënshtrohet mbikëqyrjes institucionale. Qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë, për produktet për të cilat paguajnë. Siguria ushqimore kërkon zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë. Kontrollet nuk bëhen ndaj emrave të kompanive, por mbi bazën e mandatit ligjor. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin”, ka deklaruar Muja.

Ai ka deklaruar se kontrollet zyrtare synojnë të verifikojnë respektimin e protokolleve të prodhimit, standardeve të sigurisë ushqimore, vlefshmërinë e licencave dhe autorizimeve, si dhe përputhshmërinë e operatorëve ekonomikë me legjislacionin në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts