Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar të premten me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën në rajon.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, gjatë takimit Gjuriq ka ritheksuar qëndrimin e Beogradit se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj procesit të dialogut me Kosovën.

“Beogradi mbetet qartësisht i përkushtuar ndaj dialogut me Prishtinën dhe shpresojmë që së shpejti të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë”, thuhet në deklaratën e Gjuriqit.

Ai ka deklaruar gjithashtu se, sipas tij, ngecja e procesit të dialogut lidhet me atë që e cilësoi si “paqëndrueshmëri politike shumëvjeçare në Prishtinë”.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts