Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet pas performancës në finalen e Kupës së Botës në kriket për femra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja shqiptare falënderoi organizatorët për ftesën, duke e cilësuar fundjavën si të jashtëzakonshme.

“Kjo fundjavë ishte e çmendur! Faleminderit finales së Kupës së Botës në kriket për femra të ICC-së që më ftuat! 🏏❤️,” shkroi Rita Ora në postimin e saj.

Performanca e saj ishte një nga momentet më të spikatura të finales, duke sjellë energji dhe spektakël për mijëra të pranishëm në stadium dhe miliona teleshikues në mbarë botën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts