Aeroporti i Munihut ka korrigjuar paraqitjen në reklamën e saj të fluturimeve të, ku Republika e Kosovës ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë.

Pas kësaj ka reaguar ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti. Ai e ka quajtur këtë një lajm të jashtëzakonshëm.

“Lajm i jashtëzakonshëm! Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Munich Airport ka korrigjuar paraqitjen e gabuar në reklamën e saj të fluturimeve të Air Serbia, ku Republika e Kosovës ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë.Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, ka thënë Ajeti.

Ajeti u bëri thirrje qytetarëve që, nëse hasin institucione apo kompani në Gjermani që paraqesin në mënyrë të pasaktë Republikën e Kosovës ose qytetet e saj, ta njoftojnë Ambasadën e Kosovës në Gjermani .

“Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës! “, ka thënë Ajeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts