Nëntë anëtarët e KQZ-së votuan për certifikimin të rezultateve të zgjedhjeve.Rezultatet kanë mbetur të njëjta si nga shpallja e tyre, bëri të ditur kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Por kur është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas nenit 66 të Kushtetutës së Kosovës, seanca konstituive e Kuvendit duhet të thirret brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultateve.

Sipas kësaj i bie që afati i fundit është data 7 gusht 2026.

Gjithashtu, sipas aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda afatit 30-ditor, me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts