Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Greqisë kreu një ulje emergjente në aeroportin e Zakynthos, pasi pësoi një defekt mekanik që shkaktoi edhe një zjarr.
Avioni ishte ngritur nga Baza Ajrore e 116-të Luftarake në Araxos dhe po merrte pjesë në një fluturim stërvitor, kur u shfaq problemi teknik.
Për këtë arsye, piloti u detyrua të kryente një ulje emergjente në aeroportin më të afërt, atë të Zakynthosit.




















