Nga sot, 10 korrik, deri më 18 korrik 2026, do të jetë i mbyllur për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe trafiku do të ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa lëvizja e këmbësorëve do të jetë e mundur.
Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve.




















