Një rast serioz është regjistruar në orët e para të 16 tetorit në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku një i mitur është kapur me armë zjarri.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 02:00, njësitet policore kanë vërejtur një person të dyshuar, i cili sapo ka parë policët ka nisur të vrapojë nëpër rrugica.

Pas ndjekjes, ai është ndaluar nga zyrtarët policorë.

Bëhet fjalë për një të mitur rreth 16-vjeçar, te i cili gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë “Zoraki”, me karikator dhe dy fishekë të kalibrit 9×19 mm.

I mituri është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare për të mitur, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurores, i mituri është ndaluar për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts