Një detaj interesant nga gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Anglisë është bërë publik pas zbulimit të një bisede mes Lionel Messit, Nico Gonzalezit, Marcos Senesit dhe një anëtari të stafit teknik të Argjentinës.

Sipas raportimeve të bazuara në leximin e buzëve, futbollistët argjentinas gjetën shishen e ujit të portierit anglez Jordan Pickford, në të cilën ishin shënuar udhëzime për mënyrën se si duhej të përballeshin penalltitë e mundshme të lojtarëve të Argjentinës, shkruan Indeksonline

Biseda nisi kur Nico Gonzalez iu afrua bashkëlojtarëve me shishen në dorë.

Nico Gonzalez: “Shikoni çfarë gjeta. Ka shënime për Lautaron, Julianin…”

Një anëtar i stafit konfirmoi se në shishe ishin të përfshirë të gjithë ekzekutuesit e mundshëm të penalltive.

Anëtari i stafit: “Po, aty janë të gjithë lojtarët.”

I habitur, Lionel Messi pyeti se çfarë nënkuptonin shënimet, ndërsa stafi i kërkoi Marcos Senesit t’i lexonte, pasi ai flet anglisht.

Messi: “Çfarë?! Po çfarë nënkuptojnë këto shënime?”

Anëtari i stafit: “Senesi, lexoji ti… Ti flet anglisht.”

Senesi shpjegoi se në shishe ishin të përshkruara preferencat e portierit për çdo gjuajtës.

Senesi: “Këtu tregohet se në cilën anë duhet të hidhet portieri.”

Messi kërkoi sqarim nëse bëhej fjalë për Pickfordin, ndërsa Senesi iu përgjigj se për të ishte shkruar se zakonisht simulon goditjen në të majtë, por e dërgon topin në të djathtë.

Messi: “Po flet për portierin (Pickford)?”

Senesi: “Po. Për ty, Leo, shkruan se bën sikur do të gjuash majtas, por e dërgon topin djathtas.”

Duke buzëqeshur, kapiteni argjentinas reagoi:

“Atëherë portieri duhet ta ketë studiuar mënyrën se si i gjuaj penalltitë.”

Megjithatë, këto shënime nuk u vunë në provë, pasi Argjentina fitoi 2:1 ndaj Anglisë brenda kohës së rregullt dhe siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballet me Spanjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts