Ndahet nga jeta Petrit Kallaba, prek me fjalët e tij fotografi Arian Mavriqi

Lajmi për ndarjen nga jeta të Petrit Kallabës ka pikëlluar familjarë, miq dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Mes reagimeve prekëse është edhe ai i fotografit Arian Mavriqi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i ka kushtuar disa fjalë emocionuese të ndjerit.

“Daja Petrit! Kështu të kam thirrur gjithmonë, por më nuk do të mund të të thërras, sepse nga sot ti ike tek Zoti yt. I Madhi Zot të mëshiroftë. Se çfarë njeri ishe e dinë të gjithë, dhe e di që do t’u mungosh shumë secilit që të ka njohur. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Petritin”, ka shkruar Mavriqi.

Kujtojmë se vdekja e Petrit Kallabës ka ngjallur reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi nga miq, të afërm dhe qytetarë që e kanë njohur dhe vlerësuar gjatë jetës së tij.

Familjes Kallaba i shprehim ngushëllimet më të sinqerta në këto momente të vështira.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts