Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të shtunën, më 18 korrik, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda me masë mbi 20 tonë në autostrada.
Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ministria ka bërë të ditur se masa është ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore gjatë periudhave me temperatura të larta.
Në rrugët e tjera, sipas njoftimit, qarkullimi do të lejohet pa kufizime.
Vendimet për kufizimin e qarkullimit të automjeteve të rënda do të merren në baza ditore, varësisht nga kushtet atmosferike.




















