Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare zyrtarja policore, Afërdita Hasan Kabashi, nga fshati Opterushë.
Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor të publikuar në faqen e fshatit Opterushë.
Në njoftim thuhet se varrimi i të ndjerës do të bëhet pas namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Opterushë.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë zyrtarja policore, Afërdita Hasan Kabashi në moshën 50 vjeçare nga fshati Opterushë. Varrimi i të ndjerës bëhet pas namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit Opterushë. Familjes Kabashi, të afërmve, miqve dhe kolegëve të saj, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.


















