Emirari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për çështjen e liberalizmit të vizave, shkruan Insajderi.
Lajçak në konferencën e sotme për media është shprehur se nuk ka të drejt të jap një datë se kur Kosovës do t’i hiqen vizat.
Ai theksojë që mbështetja ska qenë kurrë më e fuqishme dhe se do të jetë pjesë e rendit të ditës e presidencës çeke heqja e vizave për kosovarët.
“E kuptojë se sa e ndjeshme është kjo çështje për ju, pjesërisht me ju jam. Kosova e meriton liberalizimin e vizave i keni përmbushur kriteret kjo veç është dashur të ndodhë. E shfrytëzojë çdo mundësi kur flas me shtetet anëtarë duke e theksuar këtë çështje, jam i vetëdijshëm si përfaqësues I BE-së që e viziton Kosovën rregullisht se sa e rëndësishëm kjo çështje është edhe për imazhin e BE-së, e dini që në këtë kohë vendimi është në duart e shteteve anëtare por çka mund të ju them me siguri është që kurrë nuk ka qenë më e pritshme se tani, është në qendër të vëmendjes kjo. Javën e kaluar kur janë takuar udhëheqësit e BE-së kanë folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila më në fund duhet të përfundohet me sukses. Presidenca çeke pritet ta ketë këtë në rendin e ditës së tyre. Po e përsëris nuk kam të drejt ta them kur do të vije ky vendim, por siç e thashë mbështetja ska qenë kurrë më e madhe. Mometumi ekziston”, u shpreh Lajçak përcjell Insajderi.
Miroslav Lajçak, sot e mbyllë vizitën e tij treditore në Kosovë.