Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë aksion inspektues në disa vendpunishte në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, me fokus zbatimin e legjislacionit të punës dhe respektimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të rënda ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Si rezultat, Inspektorati ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 13 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe përmbushjen e standardeve të sigurisë.

Nga Inspektorati është bërë thirrje për të gjithë punëdhënësit që të respektojnë me përpikëri dispozitat ligjore dhe të garantojnë kushte të sigurta pune, duke theksuar se mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts