Rreth shtatë persona raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit pranë deponisë së mbeturinave në Sferkë të Pejës, ku prej disa ditësh po vazhdon djegia e mbeturinave.

Protestuesit kanë shfaqur simptoma të shkaktuara nga tymi dhe ndotja e ajrit, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Situata në deponinë e Sferkës ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kanë ngritur zërin për ndotjen dhe pasojat shëndetësore që mund të shkaktohen nga djegia e vazhdueshme e mbeturinave.

Protestat dhe reagimet nga qytetarët kanë vazhduar, ndërsa pritet reagim nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj situate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts