Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023, ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Përmes një mesazhi të publikuar nga vllau i Liridonës, Leonard Ademaj, ajo ka thënë se lajmi për vrasjen e Arlindës ia ka rihapur plagët e dhimbshme nga humbja e vajzës së saj.
Reagimi i plotë:
Nje mesazh nga nana e Liridona Ademajt per familjaret e Arlinda Zekes
Ngushellime nga zemra familjareve te Arlindes. Si nene qe e kam perjetu dhimbjen me te madhe ne jete, humbjen e vajzes time nga krimi, e di mire se cfare do te thote kur ta marrin femijen e ta copetojne zemren pergjithmone. Kur e mora vesh se edhe nje cike e Kosoves, Arlinda, u be viktime e vrasjes, mu rihapen plagte e shpirtit dhe mu copetua zemra prape.
Vetem drejtesia e shpejte mund t’i ngushelloje familjaret.


















