Fëmija i cili mbeti i lënduar në aksidentin e rëndë të trafikut në fshatin Shushicë të Istogut, ku humbën jetën dy persona, është pranuar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, për Sinjalin ka bërë të ditur se fëmija ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e aksidentit dhe është pranuar me politraumë.

Sipas tij, ekipet mjekësore kanë kryer menjëherë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa pacienti aktualisht ndodhet nën mbikëqyrje të vazhdueshme në Qendrën Emergjente.

Pas stabilizimit të gjendjes, pritet që trajtimi i mëtejmë të vazhdojë në Klinikën e Mjekimit Intensiv.

Aksidenti ndodhi të hënën në fshatin Shushicë të Istogut, ku si pasojë e përplasjes së dy veturave dy persona humbën jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts