Pas përfundimit të Kupës së Botës, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.
Spanja si fituese e Kampionatit Botëror, ka marrë edhe kryesimin në renditje, duke e rrëzuar Argjentinën në vendin e dytë.
Kosova në renditjen e re të FIFA-s, renditet në pozitën e 78-të, aq sa ishte edhe më parë.
Pasi ”Dardanët” nuk zhvilluan ndeshje gjatë këtij muaji, nuk ndryshoi edhe pozita e tyre në renditje.
Megjithatë kjo është pozita më e lartë për Kosovën në renditjen e FIFA-s.





















