Luka Modriq do të vazhdojë të jetë futbollist i AC Milan edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se palët kanë finalizuar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit.

Vendimi për të qëndruar në “San Siro” erdhi pas bisedimeve me trajnerin Ruben Amorim, i cili e vlerëson shumë përvojën dhe cilësitë e mesfushorit kroat, pavarësisht moshës së tij 40-vjeçare.

Sipas raportimeve, qëndrimi i Modriq te Milani ishte planifikuar që në muajin qershor, ndërsa tash marrëveshja është zyrtarizuar.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018 do të vazhdojë të sjellë përvojën e tij të madhe në mesfushën e kuqezinjve, pas një karriere të jashtëzakonshme ku ka fituar shumë trofe, përfshirë pesë Liga të Kampionëve me Real Madridin.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Korrik 2026
Ngjarjet e datës 22 korrik
Përplasen dy vetura në Zborc të Shtimes: Katër të lënduar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts