Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Wizz Air mbajnë ceremoninë e hapjes së bazës operative të Wizz Air në Aeroportin e Prishtinës. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Aeroporti i Prishtinës, ora 9:00)
Me rastin e 90-vjetorit të lindjes dhe 8-vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar Adem Demaçi me propozim të kryetari Shaqir Totaj, Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje solemne për ndarjen e çmimit të lirisë “Remzi Ademaj” (post mortem) dhe promovimin e librit kushtuar veprimtarit Adem Demaçi “Triada D”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prizrenit “Shtëpia e Bardhë”, ora 11:00)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe këngëtari Yll Limani dhurojnë instrumente në Shkollën e muzikës “Prenk Jakova”. (Shkolla e nuzikës “Prenk Jakova”, Prishtinë, ora 11:00)
Federata Sindikale e punëtorëve teknikë të sektorit privat mban takim me punëtorët teknikë të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës. (Zyrat e kësaj federate sindikale, Prishtinë, ora 12:00)




















